Ndërlidhjet

SHBA: Për vrasjet e civilëve afganë fajësohen operatorët


Një hetim i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i publikuar sot, thotë se operatorët e papërvojë të aeroplanit luftarak amerikan pa ekuipazh, i kanë injoruar ose minimizuar shenjat se civilët ishin në kovojin, i cili u godit nga raketat amerikane në provincën Uruzgan në Afganistan, më herët këtë vit.

Së paku 23 vetë ishin vrarë në sulmin ajror më 21 shkurt në provincën Uruzgan, që ndodhi derisa konvoji po i afrohej një hapësire, ku forcat speciale të Shteteve të Bashkuara po luftonin me militantët në atë kohë.
XS
SM
MD
LG