Ndërlidhjet

Izrael: Refuzohet marrëveshja për moszgjerim atomik


Izraeli sot e ka refuzuar deklaratën nga anëtarët e Marrëveshjes për Moszgjerim Atomik, e cila fton për konferencë për Lindje të Mesme pa armatim atomik, duke thënë se Izraeli nuk do të merrë pjesë në këtë takim.

Deklarata nga qeveria e Iztraelit e hedhë poshtë rezolutën si “thellësisht me të meta dhe hipokrite”, pasi “e injoron realitetin në Lindjen e Mesme dhe kërcënimet reale, me të cilat ballafaqohet rajoni dhe e gjithë bota”.

Mbrëmë, 189 vende të Marrëveshjes për Moszgjerim Atomik janë pajtuar me konsensus për deklaratën përfundimtare në konferencën për rishikim në Nju Jork, e që zgjati pothuajse një muaj.

Në Deklaratë përfshihet thirrja për bisedime në vitin 2012, për ndaljen e armatimit bërthamor dhe të armatimit për shkatërrim në masë në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG