Ndërlidhjet

BE- synim i përbashkët


Presidentët e Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, që u takuan në Sarajevë, ranë dakord se interesi i tyre i përbashkët strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se do ta ndihmojnë njëri-tjetrin që individualisht t’i bashkohen bllokut 27-anëtarësh.

Ata gjithashtu u bënë thirrje ministrave të jashtëm të BE-së për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e Sarajevës, që do të mbahet javën e ardhshme.

BE-ja këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, nëse dëshirojnë anëtarësim.
XS
SM
MD
LG