Ndërlidhjet

Vdiq aktori Denis Huper


Në moshën 74-vjeçare ka ndërruar jetë artisti i Hollivudit, Denis Huper. Aktori legjendar vdiq në shtëpinë e tij në Los Angjeles, i rrethuar nga familja dhe miqtë.

Huper, që mbase ishte më i njohur për regjinë dhe rolin kryesor në kultin klasik “Easy Rider”, u sëmur me kancer vitin e kaluar.

Gjatë karrierës së tij mbi 50-vjeçare, Huper u shfaq së bashku me mentorin e tij, James Dean, në filim "Rebel Without a Cause", pastaj në filmat "Apocalypse Now", "Blue Velvet", "Speed" etj.
XS
SM
MD
LG