Ndërlidhjet

Indi: 30 të vdekur në aksidentin rrugor


Të paktën 30 persona, në mesin e të cilëve 10 fëmijë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor, në pjesën jugore të Indisë, kanë njoftuar mediat e këtij vendi, duke u thirrur në burimet policore.

Aksidenti ndodhi kur autobusi, pranë qytetit Bangalor, doli nga rruga dhe u dogj.

Rreth 30 veta janë plagosur, ndërsa në mesin e viktimave është edhe ngasësi i autobusit.
XS
SM
MD
LG