Ndërlidhjet

Kina: Shmangia e konfliktit korean, çështje urgjente


Kryeministri i Kinës, Uen Jiabao, tha se shmangia e konfliktit në mes të dy Koreve është një çështje “shumë urgjente”. Uen i bëri këto komente në përfundim të samitit dyditësh, ku morën pjesë Korea e Jugut, Kina dhe Japonia.

Takimi ishte planifikuar të përqendrohet në çështjet e tregtisë, por fundosja e luftanijes jugo-koreane dominoi bisedimet.

Disa hetime ndërkombëtare konkluduan se një torpedo e Koresë Veriore fundosi luftanijen e Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 46 marinarëve.

Koreja e Veriut i mohon akuzat.
XS
SM
MD
LG