Ndërlidhjet

logo-print

Në Gjerogji po zhvillohen zgjedhjet lokale


Në Gjerogji po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Tbilisit, si dhe për këshillat lokalë.

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Julie Giorgadze, tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet “pa pengesa”.

Votuesit për herë të parë do të zgjedhin kryebashkiakun e Tbilisit. Ata gjithashtu do të votojnë edhe për 64 këshillat lokalë, që do të jenë me një mandat katërvjeçar.

Zgjedhjet konsiderohen si referendum për presidentin Mikhail Sakashvili, mandati i të cilit përfundon në vitin 2013.

Sakashvili ka përmirësuar marrëdhëniet e Gjerogjisë me Perëndimin, por është parë si një kundërshtar i madh i Rusisë fqinje.
XS
SM
MD
LG