Ndërlidhjet

Prandelli, trejner i ri i Italisë


Trajneri i deritashëm i Fiorentinës, Cesare Prandelli, do të marrë timonin e kombëtares së Italisë në futboll, me të përfunduar Kampionati Botëror në Afrikën e Jugut. Deri atëherë, kombëtarën do të vazhdojë ta udhëheqë Marcello Lippi.

“Prandelli do të jetë trajner për katër vjet”, njoftoi zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Italisë, duke sqaruar se marrëveshja ishte arritur mes Prandellit dhe presidentit të Federatës, Ginacarlo Abete.

“Prandelli do të prezantohet zyrtaisht si trajner i Italisë pas Kupës Botërore”, tha zëdhënësi.
XS
SM
MD
LG