Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Rrjedhjet e naftës, fatkeqësia më e madhe e mjedisit


Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Carol Browner, duke folur në televizionin kombëtar, tha se rrjedhja e vazhdueshme e naftës në Gjirin e Meksikës ka gjasa të jetë “fatkeqësia më e madhe e mjedisit”, që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar ndonjëherë.

Browner, këshilltare e Shtëpisë së Bardhë për energji dhe ndryshime klimatike, tha se rrjedhjet mund të vazhdojnë deri në muajin gusht dhe se Shtetet e Bashkuara, siç tha ajo, “janë të përgatitura për më të keqen”.

Përpjekjet e kompanisë British Petriolum për të frenuar dëmin dhe për t’i ndaluar rrjedhjet, deri më tani kanë dështuar.
XS
SM
MD
LG