Ndërlidhjet

logo-print

Vriten shtatë policë afganë


Së paku shtatë policë afganë janë vrarë sot nga një sulm me bombë, për të cilin talibanët kanë marrë përgjegjësinë.

Zëvendësguvernatori i provincës Baghlan, Shams-Ul Rahman, tha se bomba u aktivizua me telekomandë, derisa një automjet i policisë po patrullonte në provincën verlindore të Badakhsanit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se militantët talibanë kanë shpërthyer bombën.

Në një tjetër incident pranë provincës Kunduz, janë vrarë tre talibanë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, derisa ata po bënin përpjekje për të sulmuar një postbllok të policisë, tha zëvendësshefi i policisë së kësaj province, Mohammad Razaq Yaqubi.
XS
SM
MD
LG