Ndërlidhjet

logo-print

McChrystal: Irani ndihmon talibanët


Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, tha sot se ndihmat e Iranit për Afganistanin janë “neutrale”, por shtoi se disa nga to janë edhe ndihma ushtarake për militantët talibanë.

“Irani është fqinj i Afganistanit dhe, si çdo fqinj, ka interesa të natyrshme brenda Afganistanit. Unë mendoj se në të shumtën e rasteve, ndihma që ata ofrojnë, është e shëndoshë. Megjithatë, në disa raste, ka prova të qarta të aktiviteteve të Iranit, që u sigurojnë armatim dhe trajnim talibanëve”, deklaroi McChrystal.

Ai tha se progresi drejt stabilitetit të mirëfilltë në Afganistan do të jetë i ngadalshëm dhe për këtë, forcat e huaja do të qëndrojnë në këtë vend edhe për një kohë.

McChrystal komentoi edhe planet e presidentit Barak Obama për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani në vitin 2011, duke thënë se reduktimi do të bëhet, porse luftimet do të vazhdojnë gjatë pas 2011-ës.
XS
SM
MD
LG