Ndërlidhjet

Manastir: Filloi konferenca për integrim të Ballkanit në NATO


Në Manastir të Maqedonisë mbrëmë është hapur konferenca dyditore për integrimin e vendeve të Evropës juglindore në NATO.

Sipas organizatorëve, temë e konferencës do të jetë rëndësia e integrimit të vendeve të rajonit në NATO dhe perspektiva rajonale.

Në konferencë po marrin pjesë ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Turqisë, dhe zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes së Serbisë, të Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Në listën e pjesëmarrësve nuk figuron Kosova.
XS
SM
MD
LG