Ndërlidhjet

Tokio: Kina, Japonia bisedojnë për Korenë Veriore


Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao, dhe ai japonez, Yukio Hatoyama, takohen sot për bisedime, që pritet të fokusohen në Korenë Veriore.

Kryeministrat, poashtu, do të nënshkruajnë edhe disa marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Të dy liderët, morën pjesë në samitin triditësh me presidentin e Koresë Jugore, Lee Myund-Bak, me ç’rast Wen Jiabao i ka rezistuar presionit, që publikisht ta dënoj Korenë Veriore, lidhur me fundosjen e anijes së Koresë Jugore, në mars të këtij viti.

Për këtë fundosje, nga e cila janë vrarë 46 marinarë jugkoreanë, është fajësuar Koreja Veriore.
XS
SM
MD
LG