Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Piktura në gur mund të ketë 40.000 vjet



Një pikturë në gur, ku shihet një shpend, i cili është zhdukur, është gjetur në veri të Australisë, i ka rritur shpresat se mund të jetë piktura më e vjetër në gur në kontinentin e ri.

Në vizatim shihen dy shpezë të gjata të ngjashme me shpendin australian, emu.

Piktura u zbulua në një strehimore dy vjet më parë nga një grup aborigjin, i cili merret me dokumentimin e veprave artistike të lashta.

Arkeologët, të cilët e kanë parë pikturën, thanë se figurat me siguri mund të jenë shpezë gjigante që janë zhdukur, e jo emu.

Por ekspertët thanë se zbulimi ka nevojë për vlerësime të mëtejme.
XS
SM
MD
LG