Ndërlidhjet

Izrael: Mbi 10 të vrarë në flotën e ndihmave


Pamje nga plagosja e aktivistëve pro-palestinezë...

Pamje nga plagosja e aktivistëve pro-palestinezë...

Komandot izraelite ndërhynë në një konvoj me anije humanitare, që përpiqej të shkelë bllokadën katërvjeçare në Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 10 aktivistë pro-palestinezë.

Komandot hipën në anijen më të madhe, ku u përleshën me disa qindra njerëz në bord. Operacioni raportohet se u krye 65 km larg brigjeve në ujërat ndërkombëtare.

Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se të paktën 19 aktivistë janë vrarë në operacionin.

Qeveria izraelite e mbrojti aksionin, duke thënë se komandot ishin sulmuar me “zjarr”, si dhe me thika e objekte të mprehta.

Zëvendësministri i Jashtëm, Dani Ajalon, tha se organizatorët e konvojit kishin lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

“Armata e urrejtjes dhe dhunës që mbështet organizatën terroriste të Hamasit, ishte provokim i paramenduar. Organizatorët njihen mirë për lidhjet e tyre me xhihadin botëror, Al Kaidën dhe Hamasin. Ata kanë një histori të trafikimit të armëve dhe terrorit vdekjeprurës”, tha Ajalon.

Flota me 10.000 tonë ndihma humanitare dhe pajisje për rindërtim, ishte nisur nga Turqia, ndërsa të dielën nga Qiproja. Në anije ndodheshin rreth 700 aktivistë, kryesisht nga Turqia.


XS
SM
MD
LG