Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 42 militantë nga sulmet ajrore



Zyrtarët thanë se aeroplanët luftarakë të Pakistanit kanë sulmuar sot pozicionet e militantëve të dyshuar, me ç'rast janë vrarë 42 kryengritës të dyshuar në kuadër të ofenzivës së qeverisë në veriperëndim të vendit.

Zyrtarë të sigurisë thanë se sulmet kanë ndodhur në rajonin Orakzai, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtari i qeverisë, Nauman Kan, tha se 42 militantë janë vrarë dhe 18 janë plagosur.
XS
SM
MD
LG