Ndërlidhjet

Sejdiu: Skicimi i hartave të reja në Ballkan – me pasoja të paparashikueshme


Idetë për cenim të integritetit territorial të Kosovës, me skicime hartash, janë shumë të rrezikshme, do të kishin efekt domino dhe nuk do të përfundonin me Kosovën, por do të kishin pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin, ka thënë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi lamtumirës që pati sot me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Lars Fredén.

“Idetë e tilla kanë për qëllim nxitjen e konflikteve të reja në rajon, ndaj, si të tilla, janë tërësisht të papranueshme”, tha presidenti Sejdiu, duke bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare, e në veçanti BE-ja, t’ia bëjë të qartë në vazhdimësi Serbisë se qasjet e tilla destabilizuese nuk do të përkrahen asnjëherë.

Këto prononcime të presidentit Sejdiu i ka publikuar kabineti i tij.
XS
SM
MD
LG