Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Anëtarët e KS-së e dënojnë sulmin e Izraelit


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë dënuar sulmin e Izraelit kundër flotës humanitare për palestinezët dhe kanë kërkuar nga Izraeli, që ta përfundoj bllokadën ndaj Rripit të Gazës.

Në deklaratat individuale, para reagimit zyrtar të mundshëm të Këshillit të Sigurimit, të 15 vendet anëtare i publikuan vërejtjet e tyre, dhe pothuajse të gjitha e dënuan sulmin izraelit, nga i cili u vranë së paku 9 vetë.

Ambasadori britanik, Mark Lyall Grant, tha para takimit të jashtëzakonshëm, se “kufizimet izraelite ndaj qasjes për në Gazë duhet të tërhiqen”.

Franca, Rusia dhe Kina, aëntarë të përhershëm të KS-së me të drejtë vetoje, kanë bërë thirrje për tërheqje të bllokadës dhe për hetime të pavarura.

Kina, poashtu, e ka dënuar sulmin vdekjeprurës të Izraelit dhe ka kërkuar “përgjigjje të shpejtë” nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se “aksioni i Izraelit është shkelje e madhe e së drejtës ndërkombëtare”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar në mënyrë specifike, që Izraeli ta ndalë bllokadën në Rripin e Gazës, por kanë theksuar, së paku, zbutjen e kësaj mase.
XS
SM
MD
LG