Ndërlidhjet

Kabul: Trupat afgane, amerikane i sulmojnë talibanët


Komanda ushtarake amerikane njoftoi se helikopterët e Shteteve të Bashkuara i kanë dërguar trupat afgane në hapësirat malore në lindje të Afganistanit, në operacionin për rimarrjen e një qyteti, që prej javës së kaluar është nën kontrollin e talibanëve.

Aeroplanat amerikanë e kanë sulmuar mbrojtjen talibane në vendin Barg-e Matal të provincës Nuristan, para sulmit të sotëm.

Një zyrtar lokal i rajonit tha se në sulm janë të involvuara edhe forcat speciale të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG