Ndërlidhjet

Çitaku: Nuk ka informata për kosovarin në anije


Në konvojin humanitar për në Rripin e Gazës, thuhet se ishte edhe një shqiptar nga Kosova. Por, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, nuk kanë mundur të flasin shumë lidhur më fatin e atij qytetari.

Zëvendës ministrja e punëve të jashtme, Vlora Çitaku, tha se janë në kontakte të vazhdueshëm me autoritetet në Turqi dhe me ambasadën e Kosovës atje.

- Ministria e punëve të jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin në Turqi, sikurse edhe me përfaqësuesit e shtetit turk në Kosovë. Informatat që ne kemi, dëshmojnë se në mesin e 650 udhëtarëve, që kanë udhëtuar me gjashtë anije, të cilat kanë bartur materiale humanitare ushqimore për banorët e Gazës, është edhe një qytetar i Kosovës, mirëpo për momentin nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë për gjendjen e tij të tanishme, theksoi Çitaku.

Vlora Çitaku tha se e dinë identitetin e qytetarit kosovar po nuk e ka publikuar atë pasi, sipas saj, ende nuk dihet asgjë saktësisht për fatin e tij.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se bëhet fjalë për ish zyrtarin e e Partisë së Drejtësisë, tash pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fuad Ramiqi.
XS
SM
MD
LG