Ndërlidhjet

Kutia e fëmijëve


Në vitin 2005, në Pragë është hapur një klinikë private për fëmijët, ku prindërit, në një situatë të dëshpëruar, mund ta lënë të porsalindurin e tyre. Fëmijët këtu marrin gjithë kujdesin e nevojshëm dhe më pas vendosen në jetimore apo familje birësuese. Klinika, të cilën themeluesit e saj e quajnë “Kuti e fëmijëve”, mbron anonimitetin e të braktisurve.

Por, pesë vjet më parë, ky program thuhet se ka hasur në rezistencën publike dhe politike. Të shumtë ishin ata që shqetësoheshin se opsioni i anonimitetit do t’i inkurajonte prindërit t’i braktisin fëmijët, edhe nëse kishin menduar t’i mbajnë ata.

Gjinekologu i klinikës, Petr Picha, shpjegon më shumë:

“Ka pasur shumë arsye – argumenti kyesor ishte se fëmija nuk do të dijë për identitetin e tij, për prindërit e tij biologjikë. Ka pasur edhe argumente ekonomike e kështu me radhë. Por, unë do të thosha se tani 90 për qind e opinionit publik e mbështet këtë dhe vetëm 10 për qind janë kundër”.

Ky program, pas 5 vjetësh, është zgjeruar në gjithë Pragën, me 36 "Kuti fëmijësh". Por, me gjithë suksesin e tyre, nevoja për këto "kuti" thuhet se tregon për shumë probleme sociale që ekzistojnë.

"Kutia e fëmijëve"
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:51 0:00
XS
SM
MD
LG