Ndërlidhjet

OJQ-të kërkojnë që Ballkani të jetë prioritet për BE


Më se 450 Organizata joqeveritare nga Bosnjë Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, kërkojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimi i tyre në BE, të jetë prioriteti më i lartë i Bashkimit Evropian.

Kjo kërkesë, nëpërmjet të një letre të hapur, u është dërguar institucioneve të Bashkimit Evropian, vendeve anëtare dhe qeverive të shteteve të rajonit.

Përfaqësues të Organizatave joqeveritare u kanë thënë sot gazetarëve në Sarajevë, se nga BE-ja kërkojnë t’i definojnë qartazi kriteret dhe rregullat për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ata theksuan se kjo letër është dërguar me rastin e samitit të nesërm BE – Ballkani Perëndimor.
XS
SM
MD
LG