Ndërlidhjet

Erdogan e quan sulmin izraelit masakër të përgjakshme



Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e akuzoi Izraelin se ka kryer "masakër të përgjakshme" të hënën kur komandot izraelite vranë nëntë aktivistë pro palestinezë gjatë një vërsuljeje në një anije turke që transportonte ndihma në Gaza.

Në mbledhjen e jashtzakonshme të kabinetit të sigurisë, Erdogan tha se vërsulja e Izraelit në konvojin humanitar "meriton çdo lloj mallkimi".

Në takim morën pjesë ministri i mbrojtjes, shefi i inteligjencës dhe njeriu i dytë i armatës.
XS
SM
MD
LG