Ndërlidhjet

BE: Ballkani perëndimor ka perspektivë evropiane



Zyrtarë të lartë të BE-së ripërsëritën sot se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”, tha shefja për politikë të jashtme, Ketrin Eshton në prag të samitit të nesërm në Sarajevë.

”Në Sarajevë, BE-ja do ta riafirmojë vendin e Ballkanit në Evropë dhe perspektivën evropiane për rajonin”, theksoi Eshton.

Komisioneri për Zgjërim, Shtefan Fyle ka mirëpritur “zotimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për vazhdimin e ritmit të reformave në fushat kyçe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal”.
XS
SM
MD
LG