Ndërlidhjet

Armata e Pakistanit pohoi fitoren kundër talibanëve



Armata e Pakistanit e ka pohuar sot fitoren kundër forcave talibane në rajonin Orakzai afër kufirit me Afganistanin.

Njoftimin e bëri gjenerali Ashfak Parviz Pajani, i cili tha se “operacioni është kryer me profesionalizëm dhe zona është pastruar nga terroristët”.

Zyrtarët e ushtrisë së Pakistanit besojnë se shumica e talibanëve ishin vendosur në Orakzai pas operacioneve ushtarake në Vaziristanin jugor.

Ushtria tha se civilët që janë larguar nga zona e luftimeve në rajonin Orakzai tash do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG