Ndërlidhjet

logo-print

M. Thaçi: Qeveria nuk është për NATO dhe BE



Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, tha se në dy vitet e kaluara, qeveria ka aktruar se dëshiron ta çojë vendin në NATO dhe BE, dhe se kjo është vërtetuar nga deklaratat e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Mendoj se pasojat do të jenë katastrofike nëse nuk ndërhyn bashkësia ndërkombëtare, tha Thaçi. "Marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet, kurse integrimet në NATO dhe BE janë penguar", tha ai.

Sipas kreut të opozitës shqiptare, deri sa të zgjidhet kontesti me Greqinë, Maqedonia nuk mund të shpresojë në anëtarësimin në strukturat euroatlantike.

XS
SM
MD
LG