Ndërlidhjet

Rusi: Kryebashkiaku shkelmon gruan e moshuar



Kryebashkiaku i qytetit Shahtjorsk në lindjen e largët të Rusisë, është akuzuar për shkak se ka rrahur një grua 69 vjeçare, kur ajo shumë ngadalë ia kishte hapur derën e zyrës së tij në një mbrëmje nëntori.

Prokurori lokal ka thënë se Vladimir Kapalov kishte shkuar në zyrë pas mesnatës, dhe e kishte akuzuar gruan se fle në punë, e kishte shkelmuar tri herë dhe kishte kërkuar të lëshojë punën.

Raportohet se gruaja kishte lënduar edhe kokën gjatë rrëzimit, dhe dy javë ishte shtruar në spital.

Kapalov është suspenduar nga puna dhe përballet me akuza kriminale.
XS
SM
MD
LG