Ndërlidhjet

Ban fton Izraelin të heqë bllokadën në Gaza



Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, i bëri thirrje Izraelit të heqë bllokadën në Gaza, dhe theksoi se nuk do të ndodhte sulmi në flotilën e anijeve me ndihma humanitare nëse do të dëgjoheshin thirrjet ndërkombëtare për heqjen e bllokadës.

Ban shtoi se nevoiten hetime të plota për të vërtetuar se si erdhi deri tek gjakderdhja.

Nëntë vetë e humbën jetën, kur komandot izraelite të hënën u vërsulën në një anije me flamurin e Turqisë në ujërat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG