Ndërlidhjet

Divorcohet Al Gor pas 40 vjet martese



Raportet nga Shtetet e Bashkuara thonë se ish nënpresidenti Al Gor dhe bashkëshortja e tij Tiper planifikojnë të divorcohen pas 40 vjet martese.

Një e afërt e familjes Gor, Keli Kraider, i konfirmoi raportet, duke thënë se bashkëshortët u kanë bërë thirrje njerëzve që t’u respektohet privatësia e tyre.

Al Gor ishte nënpresident i Bill Klintonit, dhe pastaj bëri një përpjekje të pasuksesshme për presidencën kundër Xhorxh Bushit në vitin 2000.

Më vonë, në vitin 2007, Al Gor e fitoi Çmimin Nobel për Paqe për ngritjen e vetëdijes mbi pasojat nga ndryshimet klimatike.
XS
SM
MD
LG