Ndërlidhjet

logo-print

Shpenzimet ushtarake nuk ndikohen nga kriza



Kriza globale ekonomike ka ndikuar shumë pak në shpenzimet ushtarake në vitin 2009.

Instituti Ndërkombëtar për Paqe në Stokholm (SIPRI), tha se vitin e kaluar, shpenzimet e përgjithshme ushtarake ishin 1.5 trilion dollarë, apo 224 dollarë për kokë banori.

Shifrat janë 49 % më të mëdha krahasuar me vitin 2000.

SIPRI vlerësoi se SHBA dhe Kina shpenzojnë nga 6.6 % apo nga 100 miliardë dollarë nga shpenzimet globale, ndërsa Franca, Britania dhe Rusia shpenzojnë nga afro 4 %.

Japonia, Gjermania, Arabia Saudite dhe India poashtu janë në mesin e 10 shpenzuesve më të mëdhej.
XS
SM
MD
LG