Ndërlidhjet

Sot mbahet konferenca e Sarajevës



Në Sarajevë sot mbahet takimi i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, ku pritet të rikonfirmohet perspektiva evropiane e rajonit dhe të mbështetjes së BE-së ndaj kësaj perspektive.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë i Kosovës me shtetet e tjera në Sarajevë është njohje unanime ndërkombëtare për vendin.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skender Hyseni.

Dje shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Eshton tha se“integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”.

Por Brukseli ka paralajmëruar se “mbeten sfidat” për vendet aspirante në BE, në fushën e lirisë së shtypit, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar.

Për shkak të formatit të reduktuar, sipas formulës Gymnich, konferenca nuk do të dalë me deklaratë formale.

Sipas formatit Gymnich, pjesëmarrësit përfaqësohen vetëm me emrin e vet, pa referenca zyrtare për shtetet e tyre.

Takimi do të pasohet me një konferencë për shtyp në orën 13.00.
XS
SM
MD
LG