Ndërlidhjet

Nafta godet edhe Misisipin



Guvernatori i Misisipit Hejli Barbur tha se nafta për të parën herë e ka goditur këtë shtet federal amerikan.

Barbur tha se një njollë e gjatë 3.2 km dhe një metër e gjerë është zbuluar në një ujdhesë afër kufirit me Alabamën.

Kjo nënkupton se Luiziana, Alabama dhe Misisipi janë goditur nga njolla e naftës.

Më herët, prokurori i përgjithshëm i SHBA, Erik Holder, tha se zyra e tij ka hapur hetime kriminale ndaj kompanisë BP për derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës.

Agjencitë federale, përfshirë FBI, do të përfshihen dhe “nëse gjejmë sjellje të jashtëligjshme, do të detyrohemi të përgjigjemi”, tha Holder.
XS
SM
MD
LG