Ndërlidhjet

Shpërthime dhe të shtëna në fillim të konferencës në Kabul



Të shtëna dhe shpërthime e kanë tronditur hapjen e konferencës paqësore tre ditore në Kabul.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një sulmues vetëvrasës e aktivizoi eksplozivin rreth 2 km nga tenda gjigante, ku 1.600 delegatë diskutojnë mbi mundësinë e bisedimeve paqësore me talibanët.

Korrespondentët tanë gjithashtu raportuan se policia afgane po lufton me një sulmues tjetër afër vendit të shpërthimit.

Gjithsejt katër raketa kanë shpërthyer afër vendit ku mbahet “xhirga”, apo konferenca.

Nuk ka raporte për të plagosur.
XS
SM
MD
LG