Ndërlidhjet

logo-print

Bild: Entuziazmi bie, por dera e hyrjes në BE është e hapur



Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bild deklaroi se entuaziazmi në mesin e vendeve anëtare për zgjërimin e BE-së "këtyre ditëve ishte më pak se 100 % ".

Bildt i bëri këto komente para fillimit të Konfernecës BE-Ballkani në Sarajevë.

Ai tha se beson që do të nevoiten dy vjet për t'i përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin formal të anëtarësimit.

"Kemi ardhur këtu të themi fuqimisht se përkundër faktit se mund të ketë zëra të ndryshëm nga vendet e Evropës Perëndimore, dera është e hapur për ju", tha Bildt.
XS
SM
MD
LG