Ndërlidhjet

SHBA: Azerbajxhani dhe Turqia të nënshkruajnë marrëveshjen për gaz


I dërguari i Shteteve të Bashkuara kërkoi nga Azerbajxhani dhe Turqia të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur mbi një korridor transit të gazit natyror.

Richard Morningstar, i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështje të Euroazisë dhe Energjisë, tha se marrëveshja është e domosdoshme për planet e Perëndimit, për të reduktuar varësinë e Evropës nga gazi rus.

Ai tha se është thelbësore të përkrahen planet e Bashkimit Evropian për Korridorin Jugor, që do ta shmangte Rusinë dhe do të sillte gazin perms Turqisë dhe Evropës.

Morningstar i bëri këto komente në një konferencë mbi zhvillimet energjetike në Detin Kaspik, që u mbajt në Baku.
XS
SM
MD
LG