Ndërlidhjet

Hyseni: S’ka bisedime për statusin


Nuk ekziston ndonjë mundësi që të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë rreth statusit tonë me Serbinë, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, pas përfundimit të Samitit të përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Sarajevë.

“Pavarësia e Kosovës nuk mund dhe nuk do të jetë subjekt i debateve”, ka thënë Hyseni, për të shtuar se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë në lidhje me çështjet praktike, që janë të interesit të përbashkët.

Ai theksoi se edhe këto bisedime mund të zhvillohen “vetëm si palë të barabarta, që do të thotë si dy shtete të pavarura dhe sovrane”.
XS
SM
MD
LG