Ndërlidhjet

Bortnikov: Terroristët kërkojnë material bërthamor


Kreu i shërbimit rus të sigurisë, Aleksandar Bortnikov, tha se grupet terroriste kanë kërkuar qasje në materialet bërthamore të ish-Bashkimit Sovjetik.

Bortnikov nuk dha detaje të tjera në lidhje me përpjekjet e tyre.

Ai i bëri këto komente në qytetin rus të Yekaterinburgut, pas takimit të zyrtarëve të sigurisë të ish-republikave sovjetike në konferencën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Boortnikov tha po ashtu se terroristët kanë bërë përpjekje për të marrë edhe armë biologjike e kimike.
XS
SM
MD
LG