Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiq: Unikë në rrugën drejt intergimeve evropiane


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se Beogradi pret të fillojë procesi i ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian.

Pas samitit të Sarajevës, Jeremiq u ka thënë gazetarëve se “pas këtij tubimi dhe këtyre mesazheve, për të gjithë do të jetë më lehtë”.

Vuk Jeremiq ka konkluduar se vendet e Ballkanit Perëndimor sot kanë dëshmuar se janë të gatshme të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të bashkëpunojnë në rrugën drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG