Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Mbretëresha e shokuar nga vrasja e 12 vetëve


Mbretëresha britanike, Elizabeta, tha se është “thellë e shokuar” dhe ndanë “pikëllimin dhe tmerrin” e britanikëve, pas vrasjes së 12 vetëve nga ana e një taksisti.

Policia tha se i dyshuari, Derrick Bird, 52 vjeçar, mendohet se ka bërë vetëvrasje, pasi duke udhëtuar me makinën e tij ka hapur zjarr në së paku 30 lokacione të ndryshme, gjatë tri orëve, në Anglinë veriperëndimore, gjatë ditës së djeshme.

Pos 12 të vrarëve, nga të shtënat e këtij taksisti janë plagosur edhe 11 të tjerë, tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Policia britanike thotë se ende është herët për ta konfirmuar se cili ishte motivi i vrasësist.
XS
SM
MD
LG