Ndërlidhjet

Stamboll: Aktivistët e flotës priten si heronjë


Qindra shtetas të jashtëm, që ishin pjesë e flotës me ndihma për palestinezët në Rripin e Gazës, kanë arritur në Stamboll të Turqisë, pasi janë dëbuar nga Izraeli.

Aktivistët janë pritur si heronjë nga zëvendës kryeministri, Bulent Arinc, dhe politikanë të tjerë, pas arritjes në aeroportin e Stamabollit.

Zyrtarët thanë se në aeroplana, që arritën sot herët në mëngjes, në Turqi dhe në Greqi, ishin edhe kufomat e 9 personave të vrarë nga ndërhyrja izraelite në 6 anijet, me 527 aktivistë, të cilët ishin arrestuar nga ana e Izraelit.

Së paku 4 prej të vrarëve dhe qindra të arrestuarve gjatë aksionit izraelit, ishin shtetas të Turqisë. Kishte edhe shtetas të vendeve evropiane e arabe dhe të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG