Ndërlidhjet

logo-print

Heller: KS pritet të votoj për sanksione kundër Iranit


Kryesuesi aktual i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Klod Heller, ambasador i Meksikës, thotë se pritet që Këshilli do të votoj së shpejti, ndoshta edhe brenda 10 ditësh, lidhur me propozim rezolutën kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.

Ai mëtutje tha se ekspertët nga vendet anëtare të Këhsillit të Sigurimit, kanë bërë progres në detajet e rezolutës së ardhshme, përfshirë edhe listën e individëve iranianë dhe firmave, që do të ballafaqohen me ngrirje të pasurisë, dhe në raste të individëve, edhe ndalesë ndërkombëtare të udhëtimit.

Me rezolutë, nëse miratohet, do të imponohet vala e katërt e sanksioneve kundër Iranit, për shkak se ky vend ka dështuar ta ndalë punën në procesin atomik.

Për këtë propozim tekst është arritur marrëveshja, muajin e kaluar, ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG