Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Turqia s’do ta injorojë sulmin


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi Izraelin “se është gati për ta humbur mikun më të rëndësishëm në rajon, nëse ai nuk ndryshon mentalitetin e tij”.

Duke folur në një takim të Asamblesë së eksportuesve turq në Ankara, ai gjithashtu tha se “Turqia nuk do ta injorojë dhe nuk do ta mbyllë njërin sy” ndaj vdekjes së nëntë aktivistëve, gjatë sulmit izraelit në flotën me ndihma.

Tetë nga viktimat ishin shtetas turq, ndërsa e nënta ishte shtetase e Shteteve të Bashkuara me origjinë turke.
XS
SM
MD
LG