Ndërlidhjet

"Guardian": Ftohje e Berlinit ndaj Brukselit


Gazeta britanike “Guradian” shkruan se kriza financiare në Eurozonë ka çuar deri te çrregullimet tektonike brenda Bashkimit Evropian, në një mënyrë krejtësisht të papritur.

Sipas gazetës, Gjermania, në krye me kancelaren Angela Merkel, dikur “e dashuruar në BE, tani duket shumë e ftohur”.

"Guardian" vlerëson se zonja Merkel e sheh krizën jo vetëm nga prizmi i financave dhe ekonomisë, por edhe si përplasje të ideve, vlerave dhe kulturave.

Sipas zonjës Merkel, “Gjermania nuk mund të jetë gjithmonë bankë për evropianët jugorë, të cilët brenda natës kanë humbur paratë e tyre”, shkruan mes tjerash “Guardian”.
XS
SM
MD
LG