Ndërlidhjet

logo-print

Një tjetër anije drejt Gazës


Një tjetër anije është nisur në drejtim të Rripit të Gazës, në përpjekje për të thyer bllokadën trivjeçare të Izraelit.

Në anijen “Rejçell Kori” (Rachel Corrie) ndodhen 11 udhëtarë, të cilët pretendojnë të arrijnë gjatë kësaj fundjave, por Izraeli, që kontrollon ujërat terrioriale të Gazës, thotë se nuk do ta lejojë kalimin e saj.

Anija “Rejçell Kori” ka marrë emrin sipas aktivistës amerikane për paqe, të cilën ushtarët izraelitë e kishin vrarë në vitin 2003, në Rripin e Gazës, duke e shkelur me eskavator.

Në ndërkohë, mbi qindra shtetas të huaj, që ishin pjesë e flotës me ndihma për palestinezët në Gaza, kanë arritur në Stamboll të Turqisë, pasi janë dëbuar nga Izraeli.
XS
SM
MD
LG