Ndërlidhjet

KE paralajmëron padi ndaj 6 anëtarëve të Unionit


Komisioni Evropian tha se planifikon të padisë gjashtë vende anëtare të Unionit në Gjykatën Evropiane, për shkak se ato nuk i zbatojnë ende ligjet evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

Qiproja, Finlanda, Franca, Greqia dhe Luksemburgu duhet ta lehtësojnë qasjen në informatat për mjedisin, ndërsa Belgjika është kritikuar për shkak të ligjit mbi ujërat nëntokësore, me të cilin rregullohen masat për cilësinë dhe për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në to.

Këto vende është dashur që deri me datën 15 maj, 2009, t’i harmonizojnë ligjet e tyre me legjislacionin evropian.
XS
SM
MD
LG