Ndërlidhjet

Thaçi takon kryeministrin e Finlandës


Kosova dëshiron të ndërtojë marrëdhënie bashkëpinimi me Serbinë, tha kryeministri Hashim Thaçi, për të shtuar se vendi i tij u takon të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Këto komente, kryeminmistri Thaçi i bëri pas takimit me kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, raporton AFP.

“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me vendet fqinje: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Tani, presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me Serbinë, si bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura”, u tha gazetarëve kryeministri Thaçi, gjatë vizitës së tij në Finlandë.

Ndërkaq, homologu i tij finlandez, Matti Vanhanen, tha se vizion i vendit të tij është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, për aq kohë sa të gjitha kërkesat, përfshirë edhe atë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, të jenë përmbushur.

“Të gjitha këto (pesë) vende të BE-së kanë disa çështje parimore, që lidhen me aspekte të brendshme dhe që i kanë penguar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Por, është gabim që si rezultat i kësaj, Kosova të vuajë”, ka thënë kryeministri Vanhanen.
XS
SM
MD
LG