Ndërlidhjet

Freedom House publikon raportin e shoqërive më të shtypura


Organizata e pavarur ndërkombëtare që merret me monitorimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, Freedom House, ka publikuar raportin: “Shoqëritë më të shtypura në botë”.

Turkmenistani dhe Uzbekistani iu bashkuan vendeve si: Burma, Korea e Veriut dhe Somalia, duke u bërë ndër 10 vendet më të këqija në botë.

Në një njoftim për media, drejtori Paul Schriefer tha se raporti pasqyron pikëpamjet e organizatës Freedom House “mbi vendet ku njerëzit nuk kanë pothujase asnjë mundësi për t’i gëzuar të drejtat themelore”.

Lista e tetë vendeve që llogariten pak më të mira përfshin Bjellorusinë, Kinën, Kubën dhe Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG