Ndërlidhjet

Pakistan: Evakuohen 60 mijë banorë


Zyrtarët pakistanezë thanë se rreth 60 mijë banorë në provincën Sindh, janë evakuuar, si masë parandaluese ndaj ciklonit që ka përfshirë rajonin.

Zyrtari i lartë i Komisionit për ndihma, Munir Memon, u tha mediave se “të shpërngulurit po strehohen në qindra kampe, të vendosura në godinat e shkollave në këtë zonë”.

Cikloni Phet tani ndodhet mbi brigjet e Omanit, por meteorologët shprehin shqetësimin se ai mund të kalojë mbi Pakistan në 24-36 orët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG