Ndërlidhjet

Nis "misioni" drejt Marsit


Gjashtë persona nga Evropa, Rusia dhe Kina kanë filluar një mision virtual drejt Marsit, që do të zgjasë 520 ditë, në një institut hulumtues të Moskës, për të testuar se si trupat dhe mendjet e tyre reagojnë në një izolim të gjatë.

Si në një mision të vërtetë, ekuipazhi do të ketë racione të kufizuara ushqimi dhe komunikimet e vetme me botën e jashtme do t’i bëjë përmes e-mailit.

Ekipi, në përbërje të të cilit janë një kinez, një italuan, një francez dhe tre rusë, do të jetojë në një hapësirë prej 550 metrash kub.

Zyrtarët evropianë të hapësirës dhe agjencia e Shteteve të Bashkuara, NASA, kanë thënë se potencialet për të fluturuar drejt Marsit mund të jenë të mundura pas tri dekadash.
XS
SM
MD
LG