Ndërlidhjet

SHBA: Kompania private do të lansojë raketën



Një kompani private amerikane sot planifikon të lansojë një raketë nga baza Kejp Kanaveral në Floridë, në atë që shihet si test për atë nëse kompanitë private do të mund të jenë në gjendje të bëjnë furnizime dhe fluturime të personelit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Lansimi i raketës Falkon 9. që pritet të ndodhë ndërmjet orës 17.00 dhe 21.00 sipas kohës së Evropës Qendrore, kryhet nga Korporata e Teknologjive për Eksplorimin e Hapësirës, e njohur si SpaceX.

Kreu i kompanisë, Elon Musk, tha se beson se gjasat për fluturimin e suksesshëm janë mes 70-80 përqind.
XS
SM
MD
LG